Cikalleshi firmos për ‘Laçin’

Sokol Cikalleshi rrëmbeu skenën mbrëmë në “Elbasan Arena”, ndërsa përgjatë takimit Shqipëri- Islandë 4-2, jo vetëm që shënoi një gol të rëndësishëm, por u pa aktiv gjithë lojes.

Shpesh me detyra specifike deri në mesfushë, kavajasi 29 vjeçar i Akhisarit, fitoi edhe bastin me prindin, i cili para takimit ishte shprehur se djali i tij, duhej të shënonte me patjetër.

 Por nëse të gjitha lart janë fakt, jo fakt, shihet në një foto që klubi i Laçit ka postuar me Cikalleshin në Istagram.

Nuk dihen arsyet e këtij ‘spekulimi’ por Cikalleshi është fotografuar me fanelën bardhezi të kurbinasëve në shoqërinë e nje artisti të humorit.

Madje duke i shënuar edhe numrin 16 mbi shpinë. Në prag të takimit me Partizanin të dielën, bardhezinjtë e Starovës, duket se me këtë “montazh” japin mesazhin se loja e tyre do jetë e gjitha sulmuese.

A nuk është sulmues Cikalleshi “laçian”?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!