Laçi pret Dutrën, Teko gati për…garë


Kurbinasit e teknikut Sulejman Starova, nesër në Pezë- Helmës (16 30) për miqësore me Apoloninë pretendente të grupit B në Kategori të Parë.

Bardhezinjtë, ndryshe nga parashikimet, i kanë bërë një nisje jo të mirë edicionit të ri. Vetëm në ndeshjen e tretë, atë të barazuar me Kukësin 1-1, në ‘Loro Boriçi’, u shfaq një skuadër mjaft dinamike dhe e mirëvendosur në fushë.

Megjithatë, bardhezinjtë këto ditë presin të kompletohën totalisht dhe të nisin rrugëtimin drejt objektivave sezonalë. 

Me Xhixhën dhe Shehun të impenjuar me U-21, Starova po punon me pjesën tjetër, ndërkohë që pret lojtarin Stenio Garcia Dutra i cili me gjasë del në seancë sot pasdite.

Por tekniku i Laçit, ka dhe një futbollist prej të cilit pritet shumë por që ende nuk është aktivizuar.

Është Teldiano Guimaresh -Teko. Braziliani tjetër edhe pse stërvitet prej afro 2 muajve, nuk ka mundur të aktivizohet në tri takimet e para. 

Mesfushori i linjës, ka mbartur nga edicioni i kaluar dy ndeshje pezullim, ndërsa në Kukësi-Laçi, e la jashtë një virozë.

Nesër, Laçi në miqësore me fierakët, pritet të provojë disa lojtarë apo skema që  mund t’i sherbejnë për shtëpiakën me Partizanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!