Bylis, “strehëza” e re e Ditmar Bicajt…

Mbrojtësi i njohur kryeqytetas, me origjinë lezhjane, Ditmar Bicaj, sezonin e ardhshëm do të veshë fanelën e skuadrës ballshiote të Bylisit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi mallakastriot nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

“ZYRTARE! Supergoditje e presidencës në merkato. Ditmar Bicaj, mbrojtësi me eksperiencë firmos te BYLISI, pasi ka gjetur akordin me presidentin Besnik Kapllanaj. Bicaj ka një karrierë mjaft të pasur, duke qenë edhe pjesë e ekipit Kombëtar A!”, shkruan klubi ballshiot. 

Ditmar Bicaj është një mbrojtës me përvojë në futbollin shqiptar. Ai, pasi ka provuar të veshë fanelat e Tiranës, Dinamos, Partizanit, Vllaznisë, Flamurtarit dhe së fundmi Teutës, sezonin e ri do të kontribuojë për ngjyrat e Bylisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!