Gerd Haxhiu, trajneri i ri i Flamurtarit…

Trajneri i njohur vlonjat, ish-futbollist i skuadrës kuqezi, do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit për sezonin 2019-2020. Lajmi bëhet i ditur para pak çastesh, nga një postim i klubit vlonjat në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

“Zyrtare: Gerd Haxhiu zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtari Football Club . Pas eksperiences si lojtar , rikthehet me detyren e trajnerit te pare.Stafit te teknikut vlonjat i bashkohet edhe nje emer i njohur ne futbollin shqiptar dhe ate vlonjat , Dritan Sadedini me detyren e ndihmes trajnerit”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat të Flamurtarit.

Trajneri vlonjat Haxhiu, zëvendëson në krye të “kuqezinjve” kryeqytetasin Ilir Daja, i cili drejtoi i vlonjatet sezonin e shkuar. Më herët, para viteve ‘2000, Gerdi, së bashku me të jatin, mjeshtrin e njohur Mexhid Haxhiu, kanë drejtuar për pak kohë skuadrën e Flamurtarit.

Bashkëpunëtor dhe ndihmës i Haxhiut, kësaj here do të jetë edhe një emër i njohur i futbollit vlonjat, Dritan Sadedini, pjesë e të ashtuquajturës “plejadë e artë” e Flamurtarit para viteve ’90.

Në vijim, do të ju njohim edhe për detajet e këtij bashkëpunimi të arritur sot paradite midis trajnerit Gerd Haxhiu dhe administratorit të Flamurtarit, Sinan Idirizi, si dhe per zhvillimet ne kampin vlonjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!