Korça, “shtëpia” e dytë e Teutës…

Për t’iu larguar temperaturave të larta dhe zhurmave që pushtojnë qytetin e Durrësit në këtë stinë të verës, drejtuesit e klubit të Teutës kanë menduar të zhvendosen për dy javë në qytetin e Korçës.

Atje, skuadra e “djemve të detit” me në krye trajnerin korçar Bledi Shkëmbi do të zhvillojë një mikro-cikël stërvitor me synim për t’i dhënë edhe dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e ri.

“Drejtuesit e klubit të Teutës kanë vendosur që të zhvillojnë fazën përgatitore në Korcë. Nisja nga Durrësi do të bëhet më datë 5 gusht dhe ekipi do të qëndrojë dy javë të plota në qytetin juglindor të Korçës, ku trajneri Shkëmbi do të punojë me lojtarët që ka në dispozicion por dhe ata që janë afruar nga merkato. Skuadra do të lër Durrësin me temperatura të larta dhe në Korcë do të gjej kushte atmosferike më të përshtatshme. Pasi Teuta zhvilloi pasditen e së shtunës miqësoren me Terbuni në Durrës, në orët e para të mëngjesit të së henës do të niset drejt Korcës”, thuhet në postimin që drejtuesit e klubit durrsak kanë bërë në faqen e tyre në “Facebook”.

Më herët, para ndeshjeve në Europa League, skuadra durrsake e Teutës zhvilloi edhe cikël stërvitor dy javor në Bansko të Bullgarisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!