Skënderbeu, në ditën e shpresës…

Sot verdikti. Skënderbeu dhe i gjithi opinioni sportiv shqiptar, me sytë nga Lozana.
Dënimi për Skënderbeun, me 10 sezone pezullim, u vendos para tri viteve duke iu referuar një prove të vetme për UEFA-n, atë të luhatjeve të forta të koeficienteve, të pikasura nga Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve (BFDS).
Por klubi ka ndjekur me qetësi rrugën gjyqësore dhe pas disa seancave dëgjimore, por dhe faktorëve që lidhen me procesin, avokatët e verilindorëve, mendojnë se sot ka ardhur koha e revanshit. Ndaj në klubin korçar ndihen optimistë se do ta fitojnë këtë proces.