Tirana nis përgatitjet, duke shtuar radhët…

Tirana ka nisur zyrtarisht përgatitjet per sezonin 2019-2020. Bardheblutë kanë zhvilluar séancën e parë stërvitore në kompleksin “Skënder Halili”, aty ku do të qëndrojnë deri në fundjavë.

Prej të hënës ekipi do të transferohet në Ohër për të vijuar atje përgatitjet e skuadrës sipas planeve të stafit teknik të trajnerit Ardian Mema. Skuadra bardheblu do të kompletohet gjatë ditëve në vijim për t’u bërë gati për sezonin e ri.

Tirana, pasi ka nënshkruar më herët kontratat me argjentinasin Agostin Torrasa, brazilianin Elton Kale, mesfushorin Idriz Batha, mbrojtësin Eni Imami, dje ka bërë edhe në grup “goditjesh”, pasi më herët ishte arritur akordi paraprak.

Ka rinovuar kontratën me portierin Ilion Lika edhe për një sezon tjetër, i shtati për të me bardheblutë. Po kështu ka nënshkruar kontratë sezonale me portierin 31-vjeçar, Edvan Bakaj, që më pare ka qenë pjesë e tiranasve. Përpos këtyre dy portierëve me përvojë, bardheblutë kanë përfshirë në radhët e tyre edhe portierin e ri vlonjat, 20-vjeçarin Pano Qirko, që është një investim për të ardhmen.

Pjesë e Tiranës është bërë edhe mbrojtësi 22-vjeçar, Kostandin Kariqi, i cili ka nënshkruar një kontratë për dy vite si bardheblu. Ai vjen nga kampionati grek, ku sezonin e fundit eshte aktivizuar me skuadren e Volosit, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e U-21 të Shqipërisë.

Kryeqytetasit kanë menduar edhe për repartin e sulmit. Kështu ata veshur Ismael Dungën zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 26-vjeçar kenian, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Luftëtarit ku shënoi 10 gola, ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!