Takaj: Jam i shokuar, beteja ligjore vazhdon

Dënimi i Skënderbeut për 10 vite mospjesëmarrje në Europë, ka bërë “sterr” jo vetëm klubin dhe tifozerinë korçare, por dhe vetë kreun e klubit bardhekuq Ardian Takaj.

Përtej situatës me disa të panjohura që pritet të zbardhen në vijim, ndërsa ky dënim i Skënderbeut mund të ndikojë edhe në kompozimin e ri të skuadrave në garë për edicionin 2019-20 (ndoshta mos shlyerja e borxhit në UEFA), presidenti Takaj, ka deklaruar sot se do vijojë betejën ligjore deri në fund.

“Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje. Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën. Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi.

Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”, raporton “Panorama Sport”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!