Partizani, nesër “e treta e vërteta”…

Partizani mbyll fazën përgatitore në Slloveni. Përpara se të largohen nga kampingu stërvitor, drejtuesit e skuadrës së kuqe të kryeqytetit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe në ndeshje miqësore kontrolli.

Përballë “demave” të përzgjedhur nga trajneri italian Lerda do të jenë polakët e skuadrës së Krakovias, ndeshje që do të nisë në orën 10:30 të paradites. Kjo miqësore do të jetë e treta për Partizanin në “fushatën” sllovene. Dy të parat janë humbur, ndaj Sarajevos 5-1 dhe ndaj Muras 2-1.

Me përfundimin e kësaj miqësoreje skuadra e Partizanit do të marrë rrugën e kthimit për në Tiranë, ku do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e 10 korrikut ndaj Karabagut në kryeqytet për Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!