Laçi mbyll merkaton, nis java e së vërtetës

“Gjahu” mediatik i këtyre ditëve Laçi (i vetmi ekip në terren që stërvitet këto ditë në Shqipëri), ka ndryshuar kurs, ndërsa që nga sot, Starova me të tijtë, do të ushtrohet me një seancë në ditë.

E ndërsa grupi është konfiguruar përfundimisht, tani mbetet vetëm të shkohet me synime të qarta në ndeshjen e Europa League të 11 korrikut, teksa bardhezinjtë, do të presin në shtëpi Hapoel  Ber Shevën. 

Sakaq, afrimi i fundit te kurbinasit i Julian Shehut, duket se ka mbyllur merkaton e ekipit të Starovës deri në janar 2020. Së paku kështu shprehën në kampin bardhezi. I vetmi shqetsim i momentit, mungesa e kroatit Eler.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!