Teuta, edhe një test kontrolli në Bullgari…

“Djemtë e detit” thuajse i kanë dhënë fund fushatës përgatitore në kampingun e Banskos. Por trajneri Shkëmbi dhe stafi i tij, para se të marrin rrugën drejt Durrrësit, kanë menduar të zhvillojnë edhe një tjetër miqësore në token bullgare.

Kështu, nesër, në orën 17:00, në stadiumin e Banskos, Teuta do të ndeshet me skuadrën FK Septemvri Sofia, që luan në kategorinë e dytë të këtij vendi. Ky besohet se do të jetë edhe testi i fundit për durrsaket, ku trajneri Shkëmbi do të kontrollojë punën e bërë dhe gjendjen e skuadrës së tij.

Pas fitoreve 1-0 ndaj Karianës dhe asaj 4-1 ndaj Akademija Pandev, takimi i nesërm do të jetë miqësorja e tretë e Teutës në token bullgare, e cila sikundër dihet, më 11 korrik, do të luajnë takimin e pare me Ventspils në Letoni, për Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!