Alsid Tafili, largimi i radhës nga Vllaznia!

Në Shkodër duket e kanë harruar Vllazninë. Majft lojtarë shkodranë, të rinj por edhe me përvojë, njeri pas tjetrit bëjnë me dije largimet e tyre dhe askush nuk shqetësohet, pasi të presësh reagim është pretendim i tepërt.

Largimi më i fundit është ai i mesfushorit Alsid Tafili, i cili sot është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit për sezonin e ardhshëm në Kosovë.

31-vjeçari shkodran, atje do të gjejë bashkëqytetarin e tij, Samuel Nikajn, që dje është zyrtarizuar si trajner i skuadrës prizrenase, me mision IPKO Superligën e Kosovës.

“Mirë se erdhe KAMPION! Sot po bëjmë hapin e parë me lojtarë të kalibrit të lartë si Alsid Tafili drejt Superligës. Alsidi është njëri ndër mesfushorët më cilësor në trevat tona dhe që ka mbrojtë me sukses ngjyrat e disa klubeve të njohura si Vllaznia (Shkoder), Partizani (Tiranê),Teuta (Durres) ka bëre karrierë gjithashtu ne Greqi si dhe ka qenë fitues i Kupës së Kosovës me klubin tonë në vitin 2010. I urojmë mirëseardhje Alsidit dhe suksese drejt Superligës”, shkruan në postimin e tij klubi i Lirisë së Prizrenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!