Kualifikimi, “Nikli” shndërrohet në milioner

Përtej suksesit sportiv, kualifikimi i Feronikelit në turin e parë, mbush edhe kasafortën e klubit. Si kampion i Kosovës, “Nikli” shpërblehet me 260 mijë euro nga UEFA, 230 mijë i ka përfituar nga kualifikimi në raundin e parë të Championsit dhe 280 mijë do t’i përfitojë nga pjesëmarrja në këtë tur.

Pra, në total, kampionët e Kosovës, deri tani kanë siguruar 770 mijë euro, shifër që do të rritet nëse arrijnë të eliminojnë edhe uellsianët e TNS-së.

 “Treguam një lojë të mirë, çka solli edhe përmbysjen e rezultatit. Kemi treguar zemër, sidomos pas përjashtimit të Yllit, qysh në fillim të pjesës së parë. Ajo që është e rëndësishme, ia arritëm qëllimit”.

Kështu ka deklaruar trajneri i “Niklit”, Zekirija Ramadani, pas fitores 2-1 ndaj andorianëve të Santa Colomas, e cila i kualifikoi për në turin e pare të Champions League, ku kampionët e Kosovës nga Drenasi, do të përballen me uellsianët e TNS-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!