Presidenti Ademi, dënohet me 9 muaj burg

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi sot është dënuar me 9 muaj burgim efektiv, me akuzën për tentativë korrupsioni dhe kërcënimi fizik.

Sikurse raportojnë mediat në Kosovë, në vitin 2012, Ademi dhe Rama e kanë kërcënuar Dritëro Kadollin që t’u japë 30 mijë euro ose një makinë të tipi “BMW X5”, që do t’i jepej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti. Veç kërcënimeve, Kadolli edhe është sulmuar.

Akt-akuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!