Aleksis Sançes çon Kilin në çerekfinale…

Grupi C: Ekuador-Kili 1-2 (Valencia 25’(p)/Fuenzalida 8’, A. Sançes 51’)

Kili vazhdon me një hap të fortë në “Copa América”. Në ndeshjen e dytë, “Të kuqtë” në “Arena Fonte Nova” të Salvadorit arritën një fitore të vështirë ndaj Ekuadorit, e cila gjithsesi u siguroi atyre një vend për në çerekfinale. Ekipi i Ruedës mundet që të renditet edhe i pari në grupin C, nëse në ndeshjen e fundit, ia arrin të triumfojë ndaj Uruguajit.

Kundër Ekuadorit, Kili hasi më shumë opozitë sesa që pritej. “Të kuqtë” thuajse e nisën me gol ndeshjen, Në të 8-tën Fuenzalida shfrytëzoi një goditje këndi dhe kokë e dërgon topin në rrjetë.

Kur duket se kilenët e kishin lojën në kontroll, portieri i tyre Ariasi gabon në zonë, gjyqtari Patricio Loustau e ndëshkon me penallti. Në të 26-tën, Valencia nga pika e bardhë nuk gabon dhe barazon në 1-1, duke ringjallur shpresat e “Trikolorëve” të Ekuadorit.

Me këtë skenar, Kili u përball me një pjesë të dytë, në të cilën përsëri ishte me fat. Në aksionin e tij të parë, në të 51-tën minutë, Aleksis Sançez shënon, duke fiksuar fitoren 2-1 të kilenëve, të cilët me 6 pikët e grumbulluara, e kanë të sigurtë kalimin në çerekfinale.

Në të 63-tën, portieri i Ekuadorit, Dominguez, fluturoi duke shmangur një tjetër gol nga Pulgar, pas një goditjeje nga këndi. Në vazhdim “Të kuqtë” ndihen më të rehatshëm, duke i dhënë iniciativën Ekuadorit, që nuk pati fuqi dhe ide për të ndryshuar rezultatin.

Ekuadori mbeti me 10 lojtarë pak para përfundimit të ndeshjes, pasi Gabriel Akilier u ndëshkua me të kuq për një bërryl ndaj Vidal.

Humbja e komplikoi situatën në grup për “Trikolorët”. Atyre u duhet me çdo kusht fitorja ndaj Japonisë, për të pretenduar një vend si i treti më i mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!