“Samurajtë” befasojnë Suarez dhe Kavanin!

Grupi C: Uruguaji-Japoni 2-2 (Suarez 32’(p), Gimenez 66’/Miyoshi 25’, 59’)

Uruguaji barazoi 2-2 me Japoninë në orët e para të mëgjesit të sotëm, duke e vonuar dhe lënë për takimin e fundit kualifikimin e tij të mundshëm për në çerekfinalet e “Copa America”.

Japonia, e cila po luan një skuadër të re në këtë event latin, kaloi dy herë në avantazh në ndeshjen ndaj “çelestëve” në stadiumin “Arena do Gremio” në Porto Alegre, falë mesfushorit, Koji Miyoshi.

Ky ishte një prej shtatë lojtarëve të rinj në këtë takim, që ekipi aziatik kishte ndryshuar pas humbjes 4-0 ndaj Kilit, si strategji e përgatitjeve për Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020.

22-vjeçari Miyoshi i Jokohomës shënoi golin e parë në minutën e 25-të, duke e befasuar portierin Muslera. Me ndihmën e VAR, në të 32-tën Luis Suarez do të barazonte nga pika e penalltise, pas një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Kavanit.

Do të ishte përsëri mesfushori Miyoshi, që në minutën e 59-të do të shënonte golin e dytë për Japoninë, pasi Muslera, megjithë përpjekjet për të bllokuar një kros nga e majta, nuk ia arriti.

Në të 66-tën, Uruguaji do të gjente golin e dyte, pas një goditjeje me kokë nga mbrojtësi Hoze Gimenez. Vijimi i ndeshjes nuk pati histori. “Çelestët” dhe “samurajt” u ndanë në barazim 2-2.

Uruguaji aktualisht ka 4 pikë në dy ndeshje dhe kryeson Grupin C. Kili, kampioni në fuqi i “Copa America” mund të arrijë 6 pikë, me një fitore të mundshme me Ekuadorin.

Japonia ka 1 pikë, ndërsa Ekuadori nuk ka asnjë pikë. Uruguaji dhe Kili do te luajnë më 25 qershor, të njëjtën ditë që Japonia luan kundër Ekuadorit.

“Nuk jam i shqetësuar,” tha trajneri i Uruguajit, Oskar Tabarez, pas ndeshjes. “A e dini sa herë kam jetuar në këto 13 vjet, si trajner i Uruguajit? Japonia ishte agresive, kishin më pak mundësi dhe shënoi dy here”.

Futbollistët japonezë, kur ndeshja ishte 1-1, pretenduan për një penallti ndaj Shoya Nakajima që u pengua në zonë nga Xhovani Gonzalez. Gjyqtari kolumbian Andres Rojas vazhdoi lojën .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!