Brazili “mbyt” Perunë, kalon Venezuela…

Grupi A: Brazili dhe Venezuela kualifikohen për në çerekfinale. Peruja në pritje të ndeshjeve të tjera.

Brazil-Peru 5-0 (Kasemiro 12′, Firminio 19′, Everton 32′, D. Alvesh 53′, Uilliam 90′)

Bolivi-Venezuelë 1-3 (Justiniano 82’/Maçis 2′ 55′, Martinez 86′)

Brazili më në fund ngjitet në nivelin e dikurshëm të një ndeshje futbolli. Seleçao me mesfushorin e Real Madrid Kasemiro, sulmuesin e Liverpulit, Firmino si dhe Everton të Gremios, shkaterruan Perunë që në fraksionin e parë të duelit të luajtur sot në “Arena Corinthians” të Sao Paolos.

Vëndasit, të cilët në short dukeshin si udhëtues, shënuan dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, teksa humben dhe një penallti me Gabriel Xhezus duke mbyllur përfundimisht 0-5 këtë takim e siguruar vendin e parë në grup.

Për kronikë, Dani Alvesh në të 53-ën dhe Uillian në të 90-ën, autorë të golave në të dytën. Peruanët, vetëm sa ishin në fushë, krejtësisht të pafuqishëm për të reaguar. Në vendin e tretë, me 4 pikë, ata shpresojnë që të jetë një nga dy vendet e treta më të mira, që do të vazhdojnë më tej aventurën.

Në takimin tjetër të këtij grupi, pas dy barazime 0-0 me Perunë dhe Brazilin, në “Estadio Mineiro” të Belo Horizontes, Venezuela arriti të fitojë 3-1 ndaj Ekuadorit dhe në kuotën e 5 pikëve, ka fituar të drejtën për të kaluar në çerekfinale. Maçis (2’ dhe 55’) dhe Martinez (86’) ishin autorët e golave për venezuelianët, ndërkohë që golin e nderit për ekuadorenët e shënoi Justiniano (82’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!