Interi i Kontes, i interesuar për Xhakën…

Interi i ri i Antonio Kontes dalëngadalë po merr formë. Nga televizioni public i Zvicrës ka dalë lajmi se klubi “bluzi” i Milanos është i interesuar për Granit Xhakën, mesfushorin shqiptaro-zviceran që luan me Arsenalin e Londrës. 

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, që aktualisht është i impenjuar për ndeshjet në “Final Four” të Nations League, as nuk e ka pohuar, por dhe as nuk e mohuar një lajm të tillë.

Nesër, në stadiumin e Portos, në orën 20:45, Zvicra do të ndeshet me Portugalinë per Nations League. Fituesja e këtij çifti do të përballet më 9 qershor, me fituesen që do të dalë nga takimi Angli-Holandë, që do të luhet më 6 qershor në stadiumin e Guimareshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!