Portugalia dhe Zvicra, mbrëmje “europiane”


Faza finale në Portugali, luhet me një takim. Nëse ka shtesë, në dispozicion zëvendësimi i 4-t. Sistemi VAR prezent.

Nations League nis sonte në mbrëmje me gjysmëfinalen e parë Portugali-Zvicer. Turneu i ri i UEFA-s duket se në këtë fazë, favorizon luzitanët e Fernando Santos, pasi eikipi i Portugalisë me Ronaldon në përbërje, por dhe të tjerë kampionë si Feliks, do të luajnë në shtëpi.

E ndërsa Portugalia shihet favorite për të kaluar Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës në Porto, gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër në Guimaresh. Janë Holanda dhe Anglia.

Në mes janë 10 milion euro, por dhe fakti që disa nga futbollistët elitar në Europë, mund të shtojnë numrin e trofeve në një vit.

Turneu do të vijojë në Portugali. Të dielën në program sfida për vëndin e tretë në Guimaresh ora 15:00, ndërsa finalja e madhe në Porto, duke nisur nga ora 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!