Sigurisht, Kristiano Ronaldo do të jetë…

● Në fillim të qershorit, më 5 deri më 9, do të luhen gjysmëfinalet Portugali-Zvicër dhe Holandë-Angli për “UEFA Nations League”

Kristiano Ronaldo do të jetë “sigurisht” në mesin e kombëtares së Portugalisë për “Final Four” të Nation League, ndeshje që do të zhvillohen nga 5 deri më 9 qershor. Ka qenë vetë trajneri portugez, Fernando Santos, ai që e njoftoi këtë në mikrofonin e kanalit televiziv portugez “Sport TV”.

“Po, me siguri do të jetë në listen e lojtarëve që do të zbulohet më 23 maj”, – tha ai. “Mungesa e tij gjatë ndeshjeve të kualifikimit është shpjeguar, ishte krejtësisht e ligjshme dhe e kuptueshme,” – shtoi trajneri Fernando Santos.

Më 5 qershor, Portugalia do të luajë gjysmëfinale kundër Zvicrës, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të shohë Holandën të përballet me Anglinë.

Pas eliminimit të Ronaldos në çerekfinale të Champions League kundër Ajaksit dhe argjentinasit Lionel Mesi në gjysmëfinalet kundër Liverpulit, “UEFA Nations League” dhe kupa e Amerikës, mund të jenë vendimtare në garën për fitimin e “Topit të Artë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!