Sheffild United, mes kaosit në Premier…

Skuadra e Sheffied United është përfshirë kohët e fundit në një betejë ligjore mes Kevin Mcabe dhe Princit saudit, Abdulaziz Al Saud. Të dy kanë 50% të aksioneve në klubin, që edicionin e ardhshëm do të jetë Premier League.
“The Star” , thotë se skuadra e dinte se nga vinin paratë e dyshimta për mbijetesën, por sërish i pranoi ato. Investimi i dyshimtë, gjëndet në një dosje të klubit etiketuar me nofkën “Projekti Delta”.
Por, investimi i dyshimtë te kjo skuadër, prej familjes së terroristit “Bin Laden”, ka krijuar një situatë kaotike në skuadrën britanike.
Ne betejën që u zhvillua këtë mesjavë ne gjykatë, mbi pronësinë e Sheffield United, janë dëgjuar pretendimet e presidenteve. Pretendohet se Princi Abdullah, ka përdorur fonde nga familja ‘Bin Laden’ për të ndihmuar në financimin e klubit.