Roma humb mbretin, Federer tërhiqet

● “Mjeshtri 1000”, tenisti zviceran tërhiqet për shkak të problemeve muskulare, nuk do të luajë kundër Tsitsipas në çerekfinale.
Ndërkombëtari i Italisë humbin mbretin e tenisit botëror. Roger Federer detyrohet të largohet nga turneu për shkak të problemeve muskulare në këmbën e djathtë.
Zvicerani do të përballej me grekun Tsitspas në çerekfinale, i cili tashmë është kualifikuar për gjysmëfinale pa dalë në fushë dhe është duke pritur, të dijë emrin e kundërshtarit të tij, i cili do të dalë nga derbi spanjol, midis Verdasko dhe Nadal.
“Më vjen keq që nuk jam në gjendje të marr pjesë në çerekfinale, – fjalët e Federer, – por unë nuk jam 100% mirë fizikisht. Pasi jam konsultuar me stafin tim, kemi vendosur që do të ishte më mirë të mos luaja. Roma ka qenë gjithmonë një nga qytetet e mi të preferuar, unë shpresoj që të rikthehem vitin tjetër.”
