Dembele s’ishte “i privilegjuar”, dëmtohet…

Frika e trajnerit Ernesto Valverde se mos i dëmtohet ndonjë futbollist në prag të kthimit të Championsit, u vërtetua. Barcelona jo vetëm u mund 2-0 ndaj Selta Vigos, por humbi edhe lojtarë.
Sot është konfirmuar mungesa e sulmuesit të djathtë të Barcelonës, Ousmane Dembele, për ndeshjen ndaj Liverpulit, që do të zhvillohet të martën në orën 21:00.
“Analizat mjekësore kanë konfirmuar problemim muskulor në bicepsin femural. Ezkaminimet e mëtejshme do të përcaktojnë edhe kohën e saktë të riaftësimit,” shkruhet në komunikatën e klubit katalan.
Pavarësisht se te Barcelona nuk e saktësojnë, “El Mundo Deportivo” shkruan se bëhet fjalë për një mungesa 3-4-javore, që do të thotë se nuk mund të luajë as në finalen e Kupës së Mbretit, ndaj Valencias më 25 maj, ndërsa finalja e Championsit (nëse Barcelona do ta eliminojë Liverpulin), më 1 qershor në “Wanda Metropolitano”, mbetet në dyshim.
Trajneri Valverde, duke parashikuar mundësinë e dëmtimit të ndonjë lojtari, për ndeshjen ndaj Seltës nuk aktivizoi 8 titullarë, të cilët i ruajti për sfidën e së martës ndaj Liverpulit. Sulmuesi Dembele, nuk bënte pjesë midis këtyre të “privilegjuarve”.