Bie Vajekano, Getafe lideri i ri i Madridit…

● Dy javë nga fundi, Vajekano rrëzohet nga La Liga. Getafe pranë historisë, Leganes matematikisht qëndron. Real dhe At. Madrid, sezoni pa trofe.
Fitoi me Real Madrid, por Vajekano njëra nga 5 -së skuadrat e Madridit, i thotë lamtumirë Primiera Division në Spanjë. Fitorja e Valladolid ndaj Bilbaos, mbrëmjen e djeshme, ka zyrtarizuar përfundimisht largimin e “Los Franjirrojos” drejt Secunda Division. Skuadra e Jemez, nuk i’a doli të përmbushë misionin mbijetesë, dhe ndryshe nga ekipet e tjera të Madridit, rrëzohet para kohe.
Me Realin pa trofe, Atletikon e stabilizuar në fronin e dytë dhe Leganes që realizon objektivin për të qëndruar, vetëm Getafe nga skuadrat madrilene ka surprizuar duke bërë një super kampiont. Getafe, do të luajë javën e ardhëshme ndaj Barcelonës në Kamp Nou, ndërsa të fundit takim, do t’a ketë në shtëpi, teksa do presë Villarrealin.
“Azulones” , nofka e Getafes, në mënyrë surprizë janë në zonën Champions, ndërsa i mjaftojë tri pikë për të shkruar historinë. Por dhe Girona, katalansja që sikurse Vajekano ka triumfuar me Realin këtë sezon, është buzë greminës.
Një pikë poshtë Valladolid, Girona e ka betejë në vete takimin e radhës në shtëpi me Levanten, ndërsa 3, janë pikët mes tyre. Një fitore eventuale e Gironës, do t’i barazonte në pikë skuadrat duke e kthyer javën e fundit në Spanjë, mjaft emocionuese.