Ksavi, kthimi në Spanjë…

Ksavi Hernandez mund të nisë trajningun në Spanjë. Madje shumë më herët nga sa ishte parashikuar. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, ish fantazisti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, ka marrë një ofertë për të drejtuar skuadrën e Betis Sevilje. Sigurisht bëhët fjalë për edicionin e ardhshëm.

Ksavi, luajti sezonet e fundit me ekipin Al Sad, ndërkohë që javen e kaluar njoftoi zyrtarisht kapitullimin nga futbolli i luajtur. Kjo ka bërë që  Betis të nisë kontaktet e para.

Ish- kampioni i botës me Spanjën, do të marrë vëndin e Setien, totalisht zhgënjyes për klubin nga Sevilja. Aktualisht, Hernadez, është trajneri i skuadrës së moshave të ekipit Al Sad, por Ksavi, mund të ndërpresë bashkëpunimin dhe të mund të kthehet me urgjencë në vendlindje.

Edhe pse nuk ka përvojë si trajner, te Betis, mendojnë se përvoja e tij si futbollist, do ta ndihmojë në hapat e parë si trajner. Eksperienca e madhe te Barcelona, përamast si futbollist klasi, duket se kanë shyrë drejtuesit e Betis,të piketojnë për stolin, pikërisht ish futbollistin famoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!