Ajaks shpallet kampion në Holandë
Ajaksi i Amsterdamit me një javë nga fundit, shpallet kampion në Eredivisie për herë të 36-të. Publiku i ‘Johan Krujf Arena’ me kapacitet të plotë, përshendet arkitetktin në largim Ten Hag.
Për javën e 33-të skuadra e Ten Hag në ndeshjen e tij të fundit para tifozerisë së gjigandëve holandezë, fitoi 5-0 ndaj Herenven duke mos i dhënë mundësi PSV që ndjek, ta mbërrijë në javën e ardhëshme.
Ndeshjen e fundit, skuadra e Ajaksit do ta zhvillojë në transfertën e Viteshë aty ku natyrisht ish ekipi i Brojës dhe Rashicës do ti bëjë ‘kordonin’ festiv.
Ndërkaq PSV fitoi 3-2 ndaj Nijemegn ndërsa rivali i Romës në finalen e Tiranës për CE, Fejnord u mjaftua me një gol në fitoren në transfertë ndaj Do Ahead Eagles./Sportiim.al/