E rrallë/ Van Gal trajner në Eerste te Telstar

Të premten trajneri do të drejtojë skuadrën e Telstar ndaj Jong AZ

Tekniku i kombëtares së Holandës Luis van Gal mban premtimin dhe i bashkohet Telstar në Eerste Divisie. Trajneri aktual i Holandës para nënshkrimit të marrëveshjes me ekipin kombëtar kishte premtuar se do të drejtonte ekipin në të cilin ai luajti si futbollist në sezonin 1977/78.

Një premtim i tij pavarësisht kontratës në fuqi me kombëtaren, kështu që të premten ai do të jetë në stol për ndeshjen kundër ekipit të dytë të AZ Alkmaar, Jong AZ.

Ekziston edhe një qëllim bamirës pas kësaj nisme: 2.50 € për çdo biletë të shitur do t’i shkojë fondacionit “Spieren voor Spieren”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!