Tirana pret Vllazninë, bardheblutë me tre opsione…

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana- Vllaznia në ndeshjen e katërt sezonale. Vendasit mes peripecive të shumëta, kryesisht muajin e fundit, do duhet të bëjnë më të mirën në fushë për të shpëtuar sezonin aq të ndërlikuar të tyre.

Bardheblutë e trajnerit Erbim Fagu pozicionohen në vendine 6-të me 46 pikë. Një më pak se Dinamo e Skënderbeu të cilat dy javë nga fundi po mbajnë pezull vendin e 4-ët që të dërgon në ‘Final Four’. Kryeqytetasit do jenë zot shtëpie në ‘Air Albania Stadium’ këtë të mërkurë (16:00) dhe tani duket se do të luhet gjithëçka për gjithëçka.

Dy humbjet radhazi me Partizanin dhe Laçin kanë vështirësuar ‘jetën’ rekordmenëve të Superiores me krizën e rezultateve që shkon në sinkron me atë të klubit. Këtë radhë ndaj shkodranëve të vendit të dytë, rikthehen Jonuzi dhe Lushkja por mister mbetet situata me Najdovskin apo rekueprimin e Latifit. Kthimi i Selmanit në portë (ka dy javë që listohet në stol) pas atij dëmtimi ende pa nisur kampionati, do të ishte bonus i madh për skuadrën në këto dy takime të fundit.

Ndërkaq, Tirana pas Vllazinisë udhëton drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian. Aty ku verdikti i bardhebluve pritet të zbardhet përfundimisht. Në zonën Final 4, mes të tabelës apo play out si e teta. Rebusi i madh, kryesisht në këmbët e vetë futbollistëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!