Mislintat merr vendin e Overmars te Ajaks
Sven Mislintat është drejtori i ri sportiv i Ajaksit në Eredivise. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të klubit nga Amsterdami.
Gjermani zë vendin e një legjende si futbollist, Mark Overmars. Sipas raportimëve ai u detyrua të largohej për arsye shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur klubi holandez përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare. Mislintat, menaxheri gjerman, ka punuar në të kaluarën me Borusia Dortmund dhe Arsenal.