Atalanta blindon trajnerin…
Gasperini tekniku i Atalantës, do të qëndrojë në krye të bergamaskëve. Përtej zërave për një kalim të strategut, që e dërgoi skuadrën në Champions dhe në finale të kupës së Italisë (fituar nga Lacio) te Milani apo Roma, vetë presidenti i klubit Antonio Perkasi, ka dhënë lajmin e gëzuar.
“Gëzim i madh. Një udhëtim në rritje që shkon përpara me objektivin për t’i dhënë vazhdimësi punës tri vjeçare. Nuk mund të përshkruaj tani gjithë punën e kryer , por si gjithnjë forca Atalanta,”- ka shkruar presidenti
lidhur me kohështrirjen e Xhan Piero Gasperinit.
Sakaq, oferta e re duket se e lidh teknikun deri në vitin 2022.