Interi zyrtarizon largimin e Spaletit…

Tashmë nuk është thashethem, apo bisedë kafenesh. Gjithçka është zyrtarizuar. Luçiano Spaleti nuk është më trajner i “bluzinjve” të Interit.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, klubi milanez ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënien me trajnerin Spaleti. Drejtuesit e Interit e falenderojnë 60-vjeçarin për punën e bërë dhe bashkëpunimin që kanë patur midis tyre.
Luçiano Spaleti u bashkua me “bluzinjtë” e Milanos në vitin 2017, ndërkohë që Interi në përfundim të këtij sezoni, u rendit në në vendin e 4-t në Serinë A, duke siguruar konkurrimin në Champions.
Largimi i Spaletit nga pankina, duket i paraprin ardhjes së Antonio Kontes në krye të Interit…
