I nënshtrohej testeve antidoping, Mbapenë e lë “avioni”

Dje ishte një mbrëmje për t’u harruar për PSG-në. Të mposhtur – edhe pse ngushtë 1-0 nga Borusia Dortmund në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve parisienët u rikthyen në aeroport pa Kilian Mbape.

Arsyeja shpjegohet shpejt: francezi iu nënshtrua një testi antidoping dhe më pas iu bashkua shokëve të skuadrës në një makinë private.

Zgjedhja për t’u larguar menjëherë nga stadiumi pa pritur shokët e skuadrës të përfshirë në testet e dopingut, raporton shtypi francez, është një praktikë mjaft e zakonshme për të shmangur pritjet shumë të gjata.

Përjashtim nuk është bërë as për lojtarin simbol të klubit, i cili ndër të tjera ka pasur një mbrëmje të komplikuar, të kontrolluar mirë nga mbrojtja verdhezi. Ish-sulmuesi i Monakos goditi shtyllën në minutën e 52-të por pa mundur të shënojë së paku një gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!