Hernandez jashtë Europianit, Mbape: Je luftëtari im, bëfu i fortë

Mesazhi i Kilian Mbape prej lideri pas humbjes 1-0 ndaj Borusia Dortmundit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i PSG-së donte t’i tregonte gjithë mbështetjen e tij shokut të skuadrës Lukas Hernandez, i cili u detyrua të largohej pas golit të Fylkryg për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

Fati i keq duket se e ka përndjekur mbrojtësin, i cili në “Katar 2022” u tërhoq pas 10′ minutave të ndeshjes së parë ndaj Australisë dhe tashmë do të mungojë në Kampionatin Europian si dhe në finalen e mundshme të Champions League.

Mbape ka postuar një ‘Storie’ në Instagram, ku inkurajon partneren e tij: “Luftëtari im, një provë e re e vështirë. Por nuk do të jesh kurrë vetëm, të gjithë jemi me ty. Tregohu i fortë vëllai im”.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!