Humbi kreun, Struga largon Duron

sportiim2

Humbi ndeshjen dy takime radhazi (e radhës me Tikves 3-2), klubi i Strugës në Maqedoninë e Veriut, largon trajnerin Shpëtim Duro.

Struga me tre javë deri në fund në Prva Liga ndodhet ne vënd të dytë me 58 pikë, po aq sa Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi.

Njoftimi i klubit:

“FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”

?>