Atalanta blindon trajnerin…

Gasperini tekniku i Atalantës, do të qëndrojë në krye të bergamaskëve. Përtej zërave për një kalim të strategut, që e dërgoi skuadrën në Champions dhe në finale të kupës së Italisë (fituar nga Lacio) te Milani apo Roma, vetë presidenti i klubit Antonio Perkasi, ka dhënë lajmin e gëzuar.

Gëzim i madh. Një udhëtim në rritje që shkon përpara me objektivin për t’i dhënë vazhdimësi punës tri vjeçare. Nuk mund të përshkruaj tani gjithë punën e kryer , por si gjithnjë forca Atalanta,”- ka shkruar presidenti 
lidhur me kohështrirjen e Xhan Piero Gasperinit.

Sakaq, oferta e re duket se e lidh teknikun deri në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!