Simone Inzagi, gati për te Milani…

Simone Inzagi drejt pankinës së Milanit. Prej një jave flitej për një lëvizje të teknikut të Lacios. Në tri takime me Lotiton, presidentin e klubit kryeqytetas, në tentativë për të nënshkruar kontraten me rritje page, nuk ka patur të reja, ndërsa pas zhvillimeve në shtëpinë e Milanit, Simone, duket se është gati për aventuren e re.
Paolo Maldini ka propozuar Inzagin. Madje ka qënë vetë ish-kapiteni kuqezi, që i ka kërkuar Gazidis që të veprojë me shpejtësi. Inzagi ka kërkuar rritje page, por Milani është gati t’i afrojë shifrën që tekniku ka kërkuar te Lacio. Bëhet fjalë për tri vite kontratë me 2.5 milione euro në sezon.
Është zgjedhja e parë e Milanit. Sakaq, Igli Tare, drejtori i Lacios, mund të ndjekë teknikun, të cilin mediat italiane, e dërgojnë të sigurtë në krye të Milanit. Për t’u parë…