Europa dhe Conference League, Roma- Leverkusen paraprin

- Gjysmëfinale të luajtura të martën dhe të mërkurën në Champions, dy të tjera sot në Europa League dhe po aq në Conference League.
Për tri finalet e mëdha të Londrës (1 qershor, Champions), Dublinit (22 maj, Europa League) dhe Athinës (29 maj, Conferenece League), janë në garë 12 klube prestigjioze në Europë.
Ndërkohë sot Europa League luan të vajtjes së këtij turi. Në fushë me start orën 21:00 duelet Roma- Bayer Leverkusen dhe Olimpik Marsejë-Atalanta.
Po ashtu dy duele gjysmëfinaljeje dhe në Ligën e Konferencës. Aston Vila-Olimpiakos dhe Fiorentina- Klub Bryzh (21:00).
Programi për sot, gjysmëfinale, vajtje:
Europa League
21:00
Roma- Bayer Leverkusen
Olimpik Marsejë-Atalanta
Conference League
21:00
Aston Vila-Olimpiakos
Fiorentina- Klub Bryzh /Sportiim.al/