Çelsi vihet në shënjestër të dyshimëve financiare

Do të presë këtë mbrëmje në “Stamford Bridge” Totenhemin për javën e 34-ët në Premier League por klubi i Çelsit vendoset në dyshime për shitjen e dy hoteleve duke rrezikuar shkelje të FPF.

Çesli së shpejti siç raporton Times, pritet të ketë probleme vërtetë të shumëta. Komisioni i pavarur i Premier League që merret me llogaritë e kompanive ka ngritur dyshime në lidhje me disa operacione financiare të mbështetura nga pronarët amerikanë, të cilat janë thelbësore për respektimin e parametrave të imponuar të Fair Play Financiar në Angli.

Referenca është, në veçanti, për shitjen e dy hoteleve, “Millennium” dhe “Copthorne” nga Chelsea FC Holdings Ltd te Blueco 22 Properties Ltd, një filial i Blueco 22 Ltd, d.m.th. kompania mbajtëse përmes së cilës Todd Boehly dhe bashkëpunëtorët kontrollojnë blutë.

Në fakt një operacion familjar, i cili megjithatë i fitoi Chelsea një total prej 76.5 milionë paund, duke i lejuar ata të buxhetojnë një humbje prej 89.9 milionë për 2022/23, kundrejt 166.4 që do të ishin regjistruar pa operacionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!