Magji e Leverkusen ndaj Romës, Aston Vila dështimi i madh

Gjysmëfinalet e Europa League dhe Conference League mbajtën lart atmosferën sportive të mbrëmjes në Europë.
Në Ligën e Europës dueli i madh u zhvillua në Olimpico të Romës midis Romës vendase dhe Leverkusenit nga Gjermania.
Absolutisht dhe në këtë takim, ekipi i Çabi Alonsos teksa arriti ndeshjen e 47 pa humbje, tregoi se jo më kot ka dominuar në Bundesligë e Europë duke mposhtur në të gjitha drejtimet skuadrën romake të Daniele De Rosit për 0-2.
Ndërkaq në Marsejë dueli Olimpik Marsejë- Atalanta u ndal te shifrat 1-1.
Në Conference League befasia vjen nga Birmingami aty ku Aston Vila u mposht 2-4 nga Olimpiakos i Greqisë. Fiton në frymën e fundit Fiorentina ndaj Bryzh 3-2.
Rezultatet e ndeshjeve të vajtjes:
Europa League
Roma- Bayer Leverkusen 0-2
Olimpik Marsejë-Atalanta 1-1
Conference League
Aston Vila-Olimpiakos 2-4
Fiorentina- Klub Bryzh 3-2 /Sportiim.al/