Vinte baste, Tonali do vuajë vetëm dënimin e FIGC

Dy muaj skualifikim me pezullim për baste pas kalimit te Njukasëll: Sandro Tonali do të vuajë vetëm dënimin e dhënë nga FIGC.

Sando Tonali do të mund të rikthehet zyrtarisht në fushë duke nisur nga data 27 gusht. FA (Federata Angleze e Futbollit), në fakt, vendosi të mos e zgjasë skualifikimin e mesfushorit për bastet e bëra pas transferimit të tij në Angli.

Në mënyrë të veçantë, Tonali u pezullua për dy muaj dhe për këtë arsye ai do të mund të jetë në fushë direkt në gusht pas përfundimit të ndalesës së vendosur nga FIGC gjatë vitit 2023.

“Me kusht që të mos kryejë ndonjë shkelje të mëtejshme të rregullave të basteve të FA gjatë periudhës së pezullimit, Sandro nuk do të kryejë asnjë pjesë të sanksionit dy mujor”, shkruante në një deklaratë Njukasëll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!