Spostimi/ Korabi zbret në Pezë për Burrelin

Përpos ndeshjes Erzeni- Kukësi spostuar në Ballsh (raportuar nga Sportiim.al paraditen e sotme), një tjetër takim spostohet për një fushë tjetër.

Kësaj here bëhët fjalë për ndeshjen mes Korabit dhe Burrelit parashikuar për t’u luajtur në Peshkopi të shtunën.

Dibranët pritës në dakortësi me Departamentine Garave do të takohen me matjanët në Kompleksin Internacional’ në Pezë-Helmës në Tiranë.

Ndeshjet e xhiros së 33-të të Kategorisë së Parë zhvillohen ditën e shtunë ora 16:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!