Ulpiana befason Gjilanin, Renova thyen Strugën
Ndeshjet e javës së 5-të në Superligën e Kosovës dhe e 7-të në Maqedoni të Veriut.
Pati një surprizë të madhe teksa Gjilani pretendent u thye në shtëpi nga debutuesit e Ulpianës. Fitojnë Prishtina dhe Drita në transfertë.
Ballkani e Drita në krye me nga 11 pikë.
Në Maqedoni të Veriut një derbi shqiptar u vendos në favor të vëndasëve të Renovës. Kthehet te suksesi jashtë shtëpie Shkëndija ndërsa Shkupi vijon të fitojë bindshëm.
Kryesojnë, Shkupi, Renova, Akadiemija Pandev, Rabotniçki me nga 14 pikë.
Rezultate sot: Superliga e Kosovës:
Drenica- Drita 1-2
Gjilani- Ulpiana 2-3
Dukagjini- Prishtina 1-2
Shifrat e javës së 7-të Prva Lega:
Makedonija GP-Rabotnicki 0-2
Skopje-Shkëndija 0-2
Pelister-Akademia Pandev 0-0
Bregalnica-Tikves 2-0
Renova-Struga 1-0
Shkupi-Borec 3-0