Prezantohet Berisha: U ktheva ku nisa, dua trofe me Prishtinën

Sulmuesi:Ka qenë dëshira ime të luajë te Prishtina dhe në Ligën e Kosovës.

Prezantohet zyrtarisht Besart Berisha. Klubi i Prishtinës kishte arritur akordin me sulmuesiin 36 vjeçar i cili më herët ka luajtur në kampionate si Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni. Por dhe në Kombëtaren kuqezi e atë dardane…

Në Australi që nga viti 2011-të me disa skuadra duke shënuar gola të shumtë. Me Brisbane, Melburn dhe së fundi Vestern gjithë shkëlqim.

Në prezantim, Berisha fillimisht falënderoi presidentin e klubit, Remzi Ejupi për ofertën ndërsa më pas zbuloi se ishte dëshira e tij që të luajë në këtë moment të fundit të karrierës sportive në Superligën e Kosovës.

“Falënderoj Remziun që më ka lejuar të vi në këtë klub. Sa herë kam ardhur në pushime, gjithmonë kam shikuar ndeshjet e Prishtinës, jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Jam duke pritur më të madhe që të jem gati dhe të nisi stërvitjet.

Gjithmonë i kam dashur sfidat, i kam marrë me seriozitet, punoj shumë dhe kjo do vazhdojë te Prishtina. Ka qenë dëshira ime që të luajë te Prishtina dhe në Ligën e Kosovës. Shpresoj që mundem t’i ndihmoj klubit dhe lojtarëve të rinj me përvojë sa të kem mundësi. Besoj që do kalojmë shumë mirë.

Lidhja financiare nuk ka qenë në pyetje, qëllimi im ka qenë të vij aty ku kam bërë hapat e parë. Këtu kam lindur dhe e kam në zemër, sa të kam në forcë dua që të kontribuojë. Për financa nuk kam ardhur këtu, arritjet që i kam bërë jashtë do i bëjë këtu, do i ndihmoj lojtarëve të rinj dhe nuk kam ardhur për kontratë”,ndër të tjera sulmuesi më i ri i ekipit të Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!