Malisheva surprizon, Ballkani lider…

Ballkani bën mirë në ndeshjen e javës së pestë në Superligën e Kosovës luajtur ndaj Llapit në Suharekë. Shifrat përfundimtarë 2-0 i japin të drejtë ekipit të teknikut bekim isufi të ruajë kryesimin.

Ndërkaq pjesa e dytë nisi me rreth 30 minuta vonesë pasi drejtuesit e ndeshjes vendosën të largonin tifozët e shumtë në impiant.

Golat në këtë takim u shënuan nga Ermal Krasniqi në të 13′ dhe 90′ minutë.

Sfida tjetër e ditës Malisheva-Feronikeli u mbyll 1-0 për debutuesit të cilët në mënyrë surprizë renditen të dytët me 10 pikë.

Superliga e Kosovës java e 5-të:

Malisheva-Feronikeli 1-0

Ballkani- Llapi 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!