Dinamo me pikë të plota, Egnatia fiton në Pogradec
Kategoria e Parë, nis vrullshëm teksa në Grupin A të gjitha ekipet vendase fituan nga tri pikë. Dinamo kaloi Orikun 2-0. Blutë në kërkim të tre pikëve në sherbim të objektivit drejt Superiores, realizoi në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë.
Burreli në dizavantazh me Partizanin B, përmbys në fund duke fituar 2-1.
Korabi me tre gola të Skukës dhe një tjetër nga Marku, shpartallojnë Vorën në Peshkopi. Edhe Erzeni mundi pastër Veleçikun 2-0
Ndërkaq në Grupin B, Egnatia ia doli të mundë Pogradecin në fund (84) kur Xhemalaj shënoi për tri pikë të rrogozhinasëve pretendentë. Lushnja befasohet në shtëpi nga Tomori 1-1.
Shifrat sot java e tretë:
Grupi A:
Burreli- Partizani B 2-1
Korabi-Vora 4-0
Erzeni- Veleçiku 2-0
Dinamo- Orikumi 2-0
Grupi B:
Lushnja-Tomori 1-1
Pogradeci-Egnatia 0-1