Flamurtari larg emrit, Besa e mund lehtë

sportiim2

Kategoria e Parë, java e tretë Grupi B: Flamurtari- Besa 0-3

Besa fiton bindshëm në Vlorë, Flamurtari prezantohet me skuadër ‘rinore’.

Kushdo që ka ndjekur sot Flamurtarui-Besa, kuptuar përmes ekranit, ka qartësuar sadopak idetë lidhur me këto dy skuadra që kanë bërë histori në futbollin shqiptar.

Luajtur në Vlorë për llogari të javës së tretë Grupi B në Kategori të Parë, u pa qartë se Flamurtari këtë edicion do duhet të luajë për të ruajtur kategorinë. Por dhe impiantin sportiv me atë tapet të rrënuar…

Ndërkaq Besa nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren. Amarante Kaina në minutën e shtatë shënoi të parin për verdhezinjtë të cilët shënuan dhe dy herë të tjera me Zeqirin dhe autogolin e Bilalajt në të dytën..

?>