Bayern Mynih rikthehet në krye…
● Bavarezët parakalojnë Borusia Dortmundin, falë dy golave nga Koman dhe ato të Gnabrit dhe Goretzkës
Bayern Mynih i përgjigjet Borusia Dortmundit dhe pas fitores 4-1 në fushën e Fortuna Dyseldorfit, është rikthyer në krye të renditjes së Bundesligës.
Loja ka kaluar pa shumë dhimbje koke për bavarezët, të cilët e mbyllën gjysmën e parë 2-0, në sajë të Kingslej Koman (15 ‘dhe 41’) që shënoi gola. Në pjesën e dytë, Gnabri (55 ‘) trefishoi dhe në fund, Goretzka plotësoi pokerin në 92’.
Kjo ishte përgjigjja e bavarezëve për Borusia Dortmundin që kishte fituar 2-1 të shtunën ndaj Mainzit.
Ndërkohë, në programin e së dielës në Bundesligë, Hofenheim mundi Hertha Berlinin 2-0 dhe shkoi në vendin e gjashtë në renditje, duke garantuar një vend në eliminatoret e Europa League. Amiri zhbllokoi rezultatit në minutën e 29-të, ndërsa Nelson dyfishoi epërsinë në minutën e 76-të.
Në mbrëmje, Frankfurt Eintraht gaboi në shtëpi dhe mbetet i katërti në renditje, por e sheh të komplikuar garën me Borusia Mynshengladbahut që e ndjek me -1 pikë. Augsburg fitoi 3-1 në Frankfurt.