Teuta në Kukës për tri pikë, verilindorët sot…me mungesa

Abissnet Superiore: Kukësi- Teuta sot ora 15:00 për javën 33-të:

Kukësi në finale të Kupës së Shqipërisë me 14 maj me Egnatian dhe Kukësi që sot matematikisht pritet të lajë duart me Superioren.

Përballë verilindorëve këtë javë do të jetë Teuta e Durrësit në një duel që më së shumti i vlen miqëve.

Devolli shkoi vonë në Kukës por treguesit e tij me grupin ‘blu’ janë për t’u admiruar. Nëse fiton Kupën, rrëzimi do të “kapërdihej” më lehtë.

Te dy rivalet e sotme me sfidën që staron në 15:00 do të ketë disa risi në formacion. Fillimisht vendasit do të vuajnë mungesat e Vasil Zhongos dhe Françesko Hasajt pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Po ashtu Teuta me mungesën e madhe në prapavijë të Elmando Gjinit. Fitorja eventuale e skuadrës së Martinit do të bënte që ‘Djemtë e Detit’ të parakalonin Laçin duke dalë nga zona play out.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!