Vllaznia në Rrogozhinë me ‘Brdariç 2’ për të ruajtur ‘Superiore 2’

Sot në orën 15:00 Egnatia- Vllaznia për javën e 33-të të sezonit futbollistik 2023/2024.

Egnatia sot në duelin e ‘luksit’. Përballë Vllaznisë për xhiron e 33-të, skuadra rrogozhinase, pasi i mori biletën e finales së Kupës së Shqipërisë pikërisht kuqebluve në ‘Loro Boriçi’ të mërkurën e kaluar, e ka mendjen te…paratë.

Po, sepse vendi i parë në fund të sezonit i garanton jo vetëm bonusin e ‘Final Four’ (kupto; i mjafton barazimi në gjysmëfinale për të shkuar në finale për titull) por dhe shpërblimin 100 milionë lek (të vjetra) që jep FSHF. Shtuar këtu dhe 20 milionë lek (të vjetra) nga vetë klubi për tre fitore radhazi, e kthejnë duelin ‘jetësor’.

Krejt ndyshe Vllaznia. Klubi më i vjetër në vend largoi fill pas dështimit në Kupë trajnerin e suksesshëm Qatip Osmani. E paprecedentë (dikur Vasil Bici largojeh nga Besa një ditë para një finaleje Kupe;red)!

Vllaznia ka rikthyer kroato-gjermanin Tomas Brdariç. Teknikun që pasi drejtoi shkodranët (2020-2022), ‘shëtiti’ në Indi e Kuvajt për t’u afruar në klubin veri-perendimor të Shqipërisë kur në lojë janë dhe 4 javë.

Në fushë Vllaznia do tri pikët. Ato i rezervojnë të drejtën për të mebtur të dytët edhe pas kësaj jave. Aq më tepër që Vllaznia për këtë transfertë delikate i ka të gjithë futbollistët në dispozicion. Radha e “Brdariç 2”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!