Bayern-Dortmund, supersfida e titullit…

● Plot 25 kamera, pa llogaritur dronët. do të jenë në stadium. Sfida do të transmetohet në 205 vende, nëpërmjet 16 kanaleve ndërkombëtarë, ndërkohë që biletat janë ezauruar me kohë

Bundesliga gjarmane nesër zhvillom “finalen” e titullit. Bayern Mynih do të përballet me Borusian e Dortmundit, në një takim që mund të vendosë fatet e trofeut, edhe pse rruga deri në përfundim do edhe 7 javë të tjera.

Të shtunën, në orën 18:30, bavarezët dhe skuadra verdhezi do të masin forcat në “Allianz Arena”, në një spektakël të vërtetë jo vetëm futbollistik, por edhe jashtë fushës. Plot 25 kamera do të jenë në stadium për të mos humbur asnjë detaj të 90-minutëshit, ndërsa pamjet nga ajri do t’i mundësojë një “drone” me kamera të integruar.

Prapa portës do të ketë për të parën herë kamera të vogla “ultraslowmotion”, që do të komandohen nga larg. Pamja e tyre kalon përtej rrjetës së portës dhe pritet të shfaqin disa momente të bukura, risi për Bundesligën. Sfida do të transmetohet në 205 vende, nëpërmjet 16 kanaleve ndërkombëtarë dhe biletat janë ezauruar shpejt.

“Të verdhët” e Dortmundit kryesojnë Bundesligën me 63 pikë, dy më shumë se sa ”të kuqtë” e Mynihut, duke e bërë ballafaqimin ndërmjet tyre më intrigues se sa kurrë. Bavarezët do të kenë edhe epërsinë e tifozëve të tyre që do të shkaktojnë trysni tek rivalët, që do të kenë edhe mungesa në formacionin e tyre bazë.

Por rivaliteti midis  Bayern Mynih dhe Borusia Dortmundit nuk është i ri. Të dy ekipet kanë ndarë mes tyre 9 titujt e fundit në Gjermani, mdërkohë “kartolinë” është finalja e vitit 2013 në Champions League, zhvilluar në “Uembli” dhe fituar 2-1 nga Bayerni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!